LinkButtonLinkButton

Aplikim për regjistrim ciklomotori

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për regjistrim ciklomotori
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për regjistrim ciklomotori
"Aplikim për regjistrim ciklomotori" është një shërbim elektronik që i mundëson qytetarëve ose bizneseve të aplikojnë online për të regjistruar një ciklomotor. Përpara marrjes së këtij shërbimi ju duhet të keni kryer kontrollin fizik të mjetit të dokumentuar me certifikatën përkatëse. Regjistrimi i mjeteve rrugore kryhet në zbatim të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar, VKM nr.153, datë 07.04.2000 "Për miratimin e rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar dhe Udhëzimit Nr.01, datë 18.01.2012 "Mbi dokumentacionin e qarkullimit dhe regjistrimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre" i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
Për qytetarët Për qytetarët
1. Fotokopje lejedrejtimi 1. Autorizim nga Ambasada për aplikuesin
2. Dokument i identifikimit të treguesve të mjetit (kontrolli fizik) 2. Autorizim nga individi për aplikuesin
3. Prokurë e posaçme
4. Konfirmimi nga RBS
5. Siguracion i mjeti
Për subjektet Për subjektet
1. Fotokopje lejedrejtimi 1. Dokumenti i origjinës së mjetit të përkthyera e noterizuara(kur mjeti ështëblerë jashtë vendit)
2. Dokument i identifikimit të treguesve të mjetit (kontrolli fizik) 2.Konfirmimi nga RBS
3. Siguracion i mjetit
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim ciklomotori"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Punonjësi i DRSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve; - Në rast se dokumentet janë të sakta punonjësi i kthen përgjigje qytetarit; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DRSHTRR njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit; - Në rastin e konfirmimit nga punonjësi i DRSHTRR ju do të rezervoni një orar për dorëzimin e dokumentave fizikisht; - Në orarin e rezervuar do të paraqiteni në sportelin e drejtorisë ku keni bërë aplikimin.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
66 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Regjistrimi i mjetit nuk ka afat në kohë.

Kostot
1300 lekë për çiklomotorët, 5000 lekë për motomjetet

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin