LinkButtonLinkButton

Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale për makineritë e rënda

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale për makineritë e rënda
Aplikim për pajisje me "Dëshmi Aftësie Profesionale për makineritë e rënda" është një shërbim elektronik qe u vjen në ndihmë subjekteve për aplikim për pajisje  me Dëshmi  Aftësie  profesionale për makineritë e rënda. Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.706, datë 01.07.2009 “Për pajisjen e manovratorëve të makinerive të rënda me Dëshminë e Aftësisë Profesionale”, i ndryshuar dhe Regullores Nr.2, datë 09.08.2013 “Për kushtet, kriterët dhe programet për përgatitjen teoriko- praktike të kandidatëve, si dhe dhënien e Dëshmise së Aftësisë Profesionale për përdoruesit e makinerive të rënda për punime ndërtimi dhe toke, si dhe disiplinimi i përdorimit të tyre”, DPSHTRR-ja, teston dhe pajis me Dëshminë e Aftësisë Profesionale DAP, të gjithë shtetasit që kërkojnë të përdorin: - Buldozer me goma dhe zinxhirë; - Ekskavator me goma dhe zinxhirë; - Automjete për përdorim të veçantë si Autobetoniere, Autovinça, Autosonda, Autopompa betoni, Autoshkallë, Autobitumatriçe etj.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si subjekt në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale për makineritë e rënda"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Punonjësi i DRSHTRR-së njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri; - Punonjësi i DRSHTRR-së verifikon saktësinë e dokumenteve dhe nëse ato janë të plota.; - Në rast se dokumentet janë sakta i kthen përgjigje qytetarit; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DRSHTRR-së njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
7 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
5 vjet

Kostot
4100 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin