LinkButtonLinkButton

Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP)

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP)
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP)
Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) është një shërbim elektronik që u vjen në ndihmë qytetarëve të aplikojnë online, për t'u pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP). Në bazë të Ligjit Nr.8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, VKM nr.153, datë 07.04.2000 "Regullore për zbatimin e Kodit Rrugor", i ndryshuar dhe akteve nënligjore në plotësim, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pajis me Dëshminë e Aftësisë Profesionale për mësues teorie në autoshkolla të gjithë shtetasit që: - janë të diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike ose janë Oficer Transporti të diplomuar në Akademinë e Forcave Tokësore; - janë të pajisur të paktën me leje drejtimi të kategorisë B. Në bazë të Ligjit Nr.8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, VKM nr.153, datë 07.04.2000 "Regullore për zbatimin e Kodit Rrugor", i ndryshuar dhe akteve nënligjore në plotësim, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pajis me Dëshminë e Aftësisë Profesionale për instruktor praktike në autoshkolla, të gjithë shtetasit që: - janë me moshë mbi 30 vjeç dhe jo me shume se 65 vjeç; - zotërojnë diplomën e arsimit të mesëm; - zotërojnë leje drejtimi të kategorisë për të cilën kërkojnë të testohen, të marrë prej 10 vjetësh, ose leje drejtimi të një kategorie më të lartë. Ndërsa për kategoritë A dhe DE duhet të kenë leje drejtimi të marrë prej 10 vjetësh.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti: 1. Për Mësues Teorie: - Diploma e noterizuar e shkolles se larte (Diploma e Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike ose Officer Transporti I diplomuar në Akademinë e Forcave Tokësore) 2. Për Instruktor Praktike: - Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP)"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotëson formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Punonjësi i DRSHTRR-së njoftohet elektronikisht për mbërritjen e aplikimit të ri dhe verifikon saktësinë e dokumenteve dhe nëse janë të plota; - Në rast se dokumentet janë sakta i kthen përgjigje aplikantit për t'u paraqitur ne sportel për të vazhduar procedurën; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DRSHTRR-së njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Në varësi të oreve të mësimit (maksimumi 3 ditë)

Periudha e vlefshmërisë
Dëshmia e Aftësimit Profesional (DAP), për mësues teorie në autoshkolla ka afat të përhershëm vlefshmërie, ndërsa për instruktor praktike në autoshkolla ka afat të 5 vjet.

Kostot
4100 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin