LinkButtonLinkButton

Aplikim për rezervim për ndryshime konstruktive të mjetit

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për rezervim për ndryshime konstruktive të mjetit
Aplikim për rezervim për ndryshime konstruktive të mjetit
"Rezervim për ndryshime konstruktive të mjetit" është një shërbim elektronik që i mundëson qytetarëve ose bizneseve të aplikojnë online për bërë rezervimin për ndryshime konstruktive të mjetit që ata kanë nën pronësi. Pas marrjes së vendimit të miratimit nga komisioni përkatës për ndryshimin konstruktiv të kërkuar ju duhet të kryeni kontrollin fizik të mjetit të dokumentuar me certifikatën përkatëse. Baza ligjore: - Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar; - VKM nr.153, datë 07.04.2000 "Për miratimin e rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar; - Udhëzimi nr.01, datë 18.01.2012 "Mbi dokumentacionin e qarkullimit dhe regjistrimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre" i ndryshuar; - Udhëzimi nr.7, datë 17.06.2014 "Mbi ndryshimin e karakteristikave konstruktive dhe funksionale të mjeteve rrugore".

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Lejen e qarkullimit të mjetit 1. Prokurë e posaçme
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; - Zgjedh shërbimin "Rezervim për ndryshime konstruktive të mjetit". - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotëson formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Punonjësi i DRSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve; - Në rast se dokumetet janë të sakta i kthen përgjigje qytetarit; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DRSHTRR njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit; - Në rastin e konfirmimit nga punonjësi i DRSHTRR ju do të rezervoni një orar për dorëzimin e dokumentave fizikisht; - Në orarin e rezervuar do të paraqiteni në sportelin e drejtorisë ku keni bërë aplikimin.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Dy ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat.

Kostot
700 lekë kërkesa + 800 lekë vendimi i miratimit

Më shumë
Nëse nuk paraqiteni në orarin e rezervuar ju duhet të kryeni nga e para procedurën e rezervimit.
Shkarko Kartelën Adisa
Ndryshim Konstruktiv i mjetit rrugor (AL093001)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin