Shërbimi elektronik “Aplikim për miratimin e shndërrimit” u mundëson subjekteve tregtare të aplikojnë online për riorganizimin e shoqërisë nëpërmjet shndërrimit. Një shoqëri tregtare mund ta ndryshojë formën e vetë ligjore, nëpërmjet shndërrimit, nga shoqëri me përgjegjësi të kufizuar mund të shndërrohet në shoqëri aksionare dhe anasjelltas.
Baza ligjore:
- Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9920, datë: 19.05.2008, "Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
- Ligji nr. 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
-Akti i përfaqësimit, në formën e kërkuar nga ligji, nëse aplikanti është i ndryshëm nga personi që legjitimohet të kryejë regjistrimin;
- Dokumentacioni shoqerues, i cili provon të dhënën që regjistrohet (vendimi i organit pergjegjes dhe/ose akti juridik, apo çdo dokumentacion tjetër për ndryshimin e të dhënës që kërkohet të regjistrohet).
- Aktet e tjera të nevojshme për regjistrimin, sipas legjislacionit në fuqi.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për miratimin e shndërrimit";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni të dhënat në formular;
- Ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Klikoni butonin “Dërgo kodin e nënshkrimit";
- Vendosni kodin e nënshkrimit dhe klikoni butonin “Nënshkruaj”
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar (Pezullim/Miratim/ Refuzim);
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues, me email në mënyrë automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania;
Kujdes: Aplikanti, duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik!Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitQKB, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të ligjit nr.9723/2007 dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit.
Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.Periudha e vlefshmërisëNë rastin e miratimit të aplikimit lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit i cili nuk ka afat.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al