Shërbimi elektronik “Aplikim për miratimin e ndarjes në favor të shoqërive të themeluara rishtazi” u mundëson subjekteve tregtare të aplikojnë online për riorganizim nëpërmjet ndarjes. Një shoqëri mund të ndahet duke transferuar të gjitha aktivet e pasivet e veta në favor të dy ose me shumë shoqërive ekzistuese apo të themeluara rishtazi.
Baza ligjore:
- Ligji nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9723 datë 03.05.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, "Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9880 datë 25.02.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
- Ligji nr. 10273 datë 29.04.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Akti i përfaqësimit, në formën e kërkuar nga ligji, nëse aplikanti është i ndryshëm nga personi që legjitimohet të kryejë regjistrimin;
Kujdes! Dokumentet e identifikimit, duhet të ngarkohen vetëm në opsionin përkatës.
- Dokumentacioni shoqerues, i cili provon të dhënën që regjistrohet ((miratimin e ndarjes në favor të shoqërive të themeluara rishtazi);
- Aktet e tjera të nevojshme për regjistrimin, sipas legjislacionit në fuqi;
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për miratimin e ndarjes në favor të shoqërive të themeluara rishtazi";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin;
- Ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Klikoni butonin “Dërgo kodin e nënshkrimit";
- Vendosni kodin e nënshkrimit dhe kliko butonin “Nënshkruaj”;
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar (Pezullim/Miratim/ Refuzim);
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues, me email në mënyrë automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania;
Kujdes! Aplikanti duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik. Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitQKB, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të ligjit nr.9723/2007 dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit.
Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.Periudha e vlefshmërisëNë rastin e miratimit të aplikimit lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit i cili nuk ka afat..
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al