LinkButtonLinkButton

Aplikim për miratimin e bashkimit me përthithje nga një shoqëri ekzistuese (bashkim i thjeshtë)

Kontaktet
Tel:  +355 42 250 066
E-mail:  info.qkb@qkb.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve Tiranë
Aplikim për miratimin e bashkimit me përthithje nga një shoqëri ekzistuese (bashkim i thjeshtë)
Shërbimi elektronik “Aplikim për miratimin e bashkimit me përthithje nga një shoqëri ekzistuese (bashkim i thjeshtë)”, u mundëson subjekteve tregtare të aplikojnë online për riorganizimin e shoqërisë nëpërmjet përthithjes. Përmes këtij shërbimi subjektet tregtare mund të aplikojnë online për riorganizimin e një shoqërie nëpërmjet bashkimit me një shoqëri tjetër. Baza ligjore: - Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar; - Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar; - Ligji nr. 9920, datë: 19.05.2008, "Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; - Ligji nr. 9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”; - Ligji nr. 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti - Dokumenti i identifikimit të aplikantit; - Dokumenti i identifikimit të, ortak/ aksionar/administrator/ ekspert/ drejtues teknik, etj (nëse ka); Kujdes :Dokumentet e identifikimit, duhet të ngarkohen vetëm në opsionin përkatës. Në të kundërt përbën shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale); - Akti i përfaqësimit, në formën e kërkuar nga ligji, nëse aplikanti është i ndryshëm nga personi që legjitimohet të kryejë regjistrimin; - Dokumentacioni shoqerues, i cili provon të dhënën që regjistrohet (vendimi i organit pergjegjes dhe/ose akti juridik, apo çdo dokumentacion tjetër për ndryshimin e të dhënës që kërkohet të regjistrohet). - Aktet e tjera të nevojshme për regjistrimin, sipas legjislacionit në fuqi.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për miratimin e bashkimit me përthithje nga një shoqëri ekzistuese (bashkim i thjeshtë)"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni të dhënat në formular; - Ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Klikoni butonin “Dërgo kodin e nënshkrimit; - Vendosni kodin e nënshkrimit dhe kliko butonin “Nënshkruaj” - Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së; - Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar (Pezullim/Miratim/ Refuzim); - Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues, me email në mënyrë automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania; Kujdes: Aplikanti, duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik!

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
QKB, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të ligjit nr.9723/2007 dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër, brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit. Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin