Ky është një shërbim elektronik që u mundëson individëve të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania për shpërblim lindje nëse ata janë të vetëpunësuar.
Në rast të dhëniës së raportit mjekësor me nënshkrim elektronik nga mjeku nuk është e nevojshme dërgimi me postë, por vetëm ngarkohet në portalin e-Albania.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Vërtetim i derdhjes së kontributit si i/e vetëpunësuar në qytet |
1. Raport mjekësor për barrëlindje |
2. Certifikatë martese |
2. Të tjera |
3. Certifikatë familjare |
|
4. Certifikatë lindje/shpërblimi |
|
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohet aplikanti në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për shpërblim lindje për personat e vetëpunësuar”
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit
- Punonjësi i ISSH-së njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes se re
- Punonjësi i ISSH-së verifikon saktësinë e dokumenteve dhe kthen përgjigje me e-mail për rezultatin e aplikimit
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i ISSH-së njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.
- Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Kostot Më shumëOrari i pritjes në ISSH: E hënë – E premte – 09.00 – 13.00