LinkButtonLinkButton

Regjistrimi në klasë të dhjetë, në shkollë të mesme profesionale

Kontaktet
E-mail:  INFO@MEKI.GOV.AL
Adresa:  BULEVARDI “DËSHMORËT E KOMBIT”, NR.3, TIRANË Tiranë

Video udhëzuese
Regjistrimi në klasë të dhjetë , në shkollë të mesme profesionale
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Regjistrimi në klasë të dhjetë, në shkollë të mesme profesionale
Aplikimet për shërbimin "Regjistrimi në klasë të dhjetë, në shkollë të mesme profesionale" mund të bëhen duke filluar nga data 8 Korrik 2024 deri më datë 30 Shtator 2024 ora 23:59. Shërbimi elektronik "Regjistrimi në klasë të dhjetë, në shkollë të mesme profesionale" u vjen në ndihmë prindërve dhe personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të regjistrojnë fëmijën në klasën e 10-të, në shkollë të mesme profesionale. Ofruesit e Arsimit Profesional, pranojnë nxënës nga të gjitha shkollat e arsimit bazë, pavarësisht zonës gjeografike. Në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm profesional pranohen nxënës të moshës jo më të madhe se 18 vjeç dhe lejohen të ndjekin shkollën deri në moshën 22 vjeç. Në arsimin e mesëm profesional nxënësit pranohen pa konkurs. Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit. Kur në një ofrues i AFP-së, në vitin akademik paraardhës ka pasur kërkesa më të mëdha se numri i nxënësve të regjistruar për drejtim mësimor, për aplikimet e bëra brenda 7 ditëve nga hapja e regjistrimeve, nxënësit përzgjidhen sipas vlerësimit të kritereve në radhë: vendbanimit të nxënësit brenda qarkut ku operon ofruesi, mesatares më të lartë të notave të dëftesës së arsimit bazë, datës më të hershme të aplikimit. Në rast se ka kapacitete të lira pas vlerësimit të bërë për aplikimet e bëra në 7 diteshin e parë, pranimi bëhet sipas parimit kush aplikon i pari pranohet i pari bazuar në mesataren minimale të pranuar një vit më parë për drejtimin mësimor. Në raste të veçanta, drejtoria e ofruesit të AFP-së, përcakton kuota bazuar në kritere të posaçme, në bazë të prioriteteve dhe objektivave të planit afatmesëm. Avantazhet e regjistrimit në arsimim profesional: • Vajzat që regjistrohen në arsimin profesional përfitojnë 50 % të bursës. • Të gjithë nxënësit që regjistrohen në drejtimet mësimore: bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit, përfitojnë bursë për të gjitha vitet e shkollimit. • Pas mbarimit të Arsimit Profesional, nxënësit pajisen me aftësi që kërkon tregu i punës, dhe nuk penalizohen në vijimin e studimeve universitare. Për të gjithë nxënësit që janë regjistruar në një gjimnaz apo në një shkollë tjetër, dhe kanë dëshirë të vijojnë studimet në arsimin profesional, kanë të drejtë të bëjnë ç'regjistrimin apo anullimin e aplikimit deri një ditë para vazhdimit të shkollës dhe mund të regjistrohen në shkollat e Arsimit Profesional. Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën kontakt@akpa.gov.al.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës);

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Regjistrimi në klasë të dhjetë, në shkollë të mesme profesionale"; - Klikoni butonin "Përdor" dhe plotësoni formularin online; - Aplikimi mbërrin në shkollën profesionale ku nxënësi dëshiron të regjistrohet; - Shkolla kontrollon dokumentacionindhe nëse është i rregullt regjistron nxënësin në shkollë profesionale; - Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 10 ditëve (nga gjenerimi i dëftesës).

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin