Në zbatim të ligjit nr.93/2015, datë 27.07.2015 “Për Turizmin”, neni 9, paragrafi 1, pika ç, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka detyrimin për krijimin e “Regjistrit Qendror të Turizmit”, si regjistër publik i sipërmarrjeve turistike që shërben për qëllime statistikore (struktura akomoduese, agjenci udhetimi, operator turistik, udhërrëfyes turistik ,stacione plazhi, restorante, artizanë, qendra konferencash, transport ajror, detar, hekurudhor, rrugor ndërqytetas, automjete me qira, etj).
Në kuadër të këtij detyrimi ligjor, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i'u mundëson subjekteve akomoduese që të aplikojnë online për vlerësim fjetine.
Në të njëjtën kohë sipas ligjit nr.93/2015, datë 27.07.2015, “Për Turizmin”, neni 66, struktura përgjegjëse për të dhënat statistikore në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, siguron të dhëna mujore nga:
a) strukturat akomoduese, për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën;
Fjetina duhet të jetë një godinë e veçuar. Godina të ketë një konstruksion të qëndrueshëm, të sigurt dhe të jetë e mirëmbajtur tërësisht.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal
- Zgjidhni sherbimin "Aplikim për certifikim për fjetinë"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni fushat e formularit dhe klikoni butonin "Dërgo aplikimin"
- Formulari i dërguar vlerësohet nga specialistet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit
- Përgjigjja nga specialistët përkatës, i dërgohet subjektit aplikues me e-mail në mënyrë automatike nga sistemi dhe po ashtu te ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitNë varësi të kohëzgjatjes të shqyrtimit të aplikimit nga specialistët e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Koha maksimale është 1 muaj.
Periudha e vlefshmërisëRinovimi - Vlefshmëria e certifikatës së klasifikimit, sipas nenit 10 të VKM NR: 730, 20/10/2016 Për Miratimin e Rregullores “Për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe procedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese” është 4 vjet nga data e lëshimit të saj.
KostotPagesa varion në varësi të vlerësimit paraprak. Procesi për marrjen e konfirmimit të pagesës do të menaxhohet jashtë portalit e Albania.
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al