LinkButtonLinkButton

Raportim mujor i strukturës akomoduese

Kontaktet
Tel:  +355 42 224 537
E-mail:  info@turizmi.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.1. Tiranë Tiranë
Raportim mujor i strukturës akomoduese
Në zbatim të ligjit nr.93/2015, datë 27.07.2015 “Për Turizmin”, neni 9, paragrafi 1, pika ç, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka detyrimin për krijimin e “Regjistrit Qendror të Turizmit”, si regjistër publik i sipërmarrjeve turistike që shërben për qëllime statistikore (struktura akomoduese, agjenci udhëtimi, operator turistik, udhërrëfyes turistik, stacione plazhi, restorante, artizanë, qendra konferencash, transport ajror, detar, hekurudhor, rrugor ndërqytetas, automjete me qira, etj). Në kuadër të këtij detyrimi ligjor, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i'u mundëson subjekteve akomoduese që të dërgojnë online raportimin mujor. Në të njëjtën kohë, sipas ligjit nr.93/2015, datë 27.07.2015, “Për Turizmin”, neni 66, struktura përgjegjëse për të dhënat statistikore në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit , siguron të dhëna mujore nga: strukturat akomoduese, për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën. Në kuadër të krijimit të Regjistrit Qendror të Turizmit, çdo subjekt akomodues, operator turistik, agjenci udhëtimi, etj, do të duhet të deklarojë për çdo ditë të dhëna të përgjithshme mbi turistët e pritur, si gjinia, grupmosha e tyre, etj. Formularët, të cilët do të përmbajnë të dhënat që duhet të deklarohen nga secili subjekt janë krijuar në bazë të kërkesave të përcaktuara në dokumentin DST, për secilën kategori.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Karta e identitetit ose pasaporta biometrike; e nevojshme për t'u loguar në portalin e-Albania

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal - Zgjidhni sherbimin "Raportim mujor i strukturës akomoduese" - Klikoni butonin "Përdor" - Plotësoni fushat e formularit dhe klikoni butonin "Dërgo raportimin" - Formulari i dërguar vlerësohet nga specialistët e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit - Përgjigjja nga specialistët përkatës, i dërgohet subjektit aplikues me e-mail në mënyrë automatike nga sistemi dhe po ashtu te ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Në varësi të kohëzgjatjes së shqyrtimit të aplikimit nga specialistët e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Koha maksimale është 1 muaj.

Periudha e vlefshmërisë
Vlerësim periodik, me kërkesë nga subjekti.

Kostot
Pagesa varion në varësi të vlerësimit paraprak. Procesi për marrjen e konfirmimit të pagesës do të menaxhohet jashtë portalit e-Albania.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Përkohësisht jashtë shërbimi. Faleminderit për mirëkuptimin!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin