Faqet qeveritare në internet ofrojnë informacione mbi politikat publike, qeverisjen, ligjet, rregullat, dokumentacionet përkatëse dhe llojet e shërbimeve qeveritare të ofruara. Ato përmbajnë lidhje që të çojnë në faqet e ministrive të linjës, departamenteve dhe degëve të tjera të qeverisë. Qytetarët kanë mundësi të marrin informacion të përditësuar nga qeveria dhe ministrive të saj, si dhe të ndjekin lidhjet për të marrë informacion.
Faqet qeveritare në internet ofrojnë komunikim elektronik të përmirësuar njëdrejtimësh ose të thjeshtë dydrejtimësh mes qeverisë dhe qytetarit, si për shembull formularë të shkarkueshëm për shërbimet dhe aplikimet qeveritare. Këto faqe kanë opsione në audio dhe video, si dhe janë shumëgjuhëshe. Disa shërbime elektronike të kufizuara ju mundësojnë qytetarëve të dërgojnë kërkesa për formularët joelektronikë ose informacione personale.
Faqet qeveritare në internet ofrojnë komunikim dydrejtimësh me qytetarët, duke përfshirë kërkimin dhe marrjen e të dhënave mbi politikat qeveritare, programet, rregullat etj. Në këtë rast, kërkohen disa forma të autentifikimit elektronik të identitetit të qytetarit, në mënyrë që të realizohet shkëmbimi. Faqet qeveritare përpunojnë transaksione jofinanciare, si për shembull regjistrimin e taksave online apo aplikimin për certifikata, licenca dhe leje. Ato realizojnë edhe transaksione financiare, psh.në rastin kur paratë transferohen përmes një rrjeti të sigurt.
Faqet qeveritare në internet kanë ndryshuar mënyrën se si qeveria komunikon me qytetarët. Ato janë proaktive në kërkimin e informacionit dhe opinioneve të qytetarëve duke përdorur Web 2.0 dhe mjete të tjera interaktive. Shërbimet elektronike dhe zgjidhjet elektronike kalojnë nëpër departamente dhe ministri në një mënyrë të unifikuar; informacioni, të dhënat dhe faktet transferohen nga agjencitë qeveritare përmes aplikacioneve të integruara. Qeveritë kanë kaluar nga një qasje e qendërzuar tek qeveria, në një qasje të qendërzuar tek qytetarët, ku shërbimet elektronike u ofrohen qytetarëve nëpërmjet ngjarjeve të ciklit të jetës dhe grupeve të segmentuara për të ofruar shërbime të personalizuara. Qeveritë krijojnë një mjedis që iu jep fuqi qytetarëve të ndihen më të përfshirë me veprimtaritë qeveritare për të ndikuar në vendimmarrje.