Portali qeveritar e-albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe vetë punonjësit e administratës publike në nivel qendror mund të përfitojnë shërbime elektronike.

Portali qeveritar e-Albania
  • Buletini informativ i biznesit

    Buletini informativ i biznesit

    Biznesi shqiptar është një prej përfituesve më të mëdhenj të shërbimeve elektronike dedikuar tij në portalin e-Albania.

    Pasi i kemi thënë "stop" korrupsionit dhe burokracive, tashmë online dhe pa vonesa biznesi mund të shkarkojë dhe të printojë direkt prej portalit e-Albania një sërë dokumentesh me vulë dixhitale, të vlefshme ligjërisht.

  • Si të merrni online vërtetime të ndryshme nga Tatimet?

    Si të merrni online vërtetime të ndryshme nga Tatimet?

    Nëse kërkoni vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti (kliko këtu) apo vërtetim për përgjegjësitë tatimore (kliko këtu) mjaftojnë dy hapa “Përdor” dhe “Shkarko” dhe vërtetimet i keni në kompjuterin apo telefonin tuaj.

    Gjithashtu, në moment mund të shkarkoni vërtetimin për regjistrim të investitorit (kliko këtu), vërtetim statusi (kliko këtu) dhe vërtetim xhiroje për 3 vitet e fundit (kliko këtu).

    Deri dje juve ju është dashur që të shkoni fizikisht pranë institucionit të Tatimeve për të marrë fizikisht në sportel shërbimet e mësipërme, duke qëndruar në radhë dhe duke hasur vonesa, të dëmshme për biznesin tuaj. Kurse sot, dokumentin e zotëroni në pajisjet tuaja elektronike, duke u vetëshërbyer në kohën që zgjidhni dhe dëshironi ju.

  • Po radhët pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ju kujtohen?

    Po radhët pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ju kujtohen?

    Institucionet shqiptare, duke ndërvepruar njëkohësisht, ju bëjnë të mundur që të keni në dorë certifikatën e regjistrimit (kliko këtu) dhe ekstraktin e thjeshtë/historik të biznesit (kliko këtu).

    Ne ju sjellim lehtësitë! Ju thjesht shtypni një buton!

  • e-Albania, zyrat e shtetit në dispozicionin tuaj!

    Për çdo paqartësi, ju lutemi na kontaktoni me e-mail në login@e-albania.al

© Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Rruga "Papa Gjon Pali II"
Nr. 3, Kati I, Tiranë
Tel: 00 355 4 22 77 750
Fax: 00 355 4 22 77 764
E-mail: info@akshi.gov.al

Like on Facebook:

e-Albania newsletter 2