Portali qeveritar e-albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe vetë punonjësit e administratës publike në nivel qendror mund të përfitojnë shërbime elektronike.

Portali qeveritar e-Albania
  • Ka nisur faza e shumëpritur e votimeve të aplikimeve që kanë mbërritur prej gati dy muajsh në edicionin e tretë të Konkursit të Turizmit. 

    Ftojmë të gjithë përdoruesit e portalit që të japin votën e tyre për fotot, videot apo esetë e preferuara, si dhe përdoruesit e rinj që të marrin pjesë në votim, vetëm pasi të kenë kryer më parë regjistrimin.

    Rreth 90 aplikime janë në garë në kategoritë: Foto/video dhe ese, frymëzuar nga udhëtimet në vendet më të bukura të Shqipërisë. 

    Ashtu sikurse është njoftuar, për tre aplikimet më të votuara do të shpërndahen tre udhëtime dhuratë në destinacione shqiptare me mundësi përzgjedhje në Berat, Sarandë dhe Durrës, në disa prej hoteleve më të mira në këto qytete për të garantuar një fundjavë çlodhjeje dhe argëtimi.

    Votoni këtu për të preferuarit tuaj!

     *Për kategorinë ‘Newlogo’ mirëpresim aplikime të reja, pasi data e fundit për pranimin e tyre është 19 dhjetori. Për design-in më të mirë, që do të vlerësohet nga një juri ekspertësh, do të dhurohet një pajisje elektronike. Aplikoni këtu!

© Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Rruga "Papa Gjon Pali II"
Nr. 3, Kati I, Tiranë
Tel: 00 355 4 22 77 750
Fax: 00 355 4 22 77 764
E-mail: info@akshi.gov.al

Like on Facebook:

e-Albania newsletter 2