Portali qeveritar e-albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe vetë punonjësit e administratës publike në nivel qendror mund të përfitojnë shërbime elektronike.

Portali qeveritar e-Albania
  • 14 mundësi të reja për të aplikuar online lidhur me kërkesat specifike që mund të ketë një subjekt, biznes apo qytetar ndaj institucionit për licenca të ndryshme në fushën e ndërtimit, projektimit dhe studimit. Sportelet e këtyre shërbimeve vijnë më pranë përdoruesve përmes portalit unik qeveritar e-albania.al.

    Deri më sot procedurat kanë qenë të lodhshme dhe fizikisht ju kanë shpenzuar shumë kohë e durim. Por tani, online përmes 14 e-shërbimeve të ndryshme, qetësisht nga kompjuteri, tableti apo smartphone juaj mund të kryeni të gjitha veprimet, duke eliminuar kostot e shërbimit postar, noterizimin e dokumenteve të kërkuara, si dhe procedurat e tepërta burokratike deri në trajtimin e aplikimit. Gjithashtu, çdo aplikues mund të ndjekë ecurinë e trajtimit të aplikimit të tij, në çdo moment, falë lehtësive që ofron ky sistem.

    Shërbimi  i kërkuar do të merret nga aplikanti jo më vonë se 38 ditë, me një kosto minimale prej 150 lekësh të reja.

  • Jeni një biznes dhe kërkoni të pajiseni me licencë profesionale shoqërie në fushën e studimit e projektimit dhe/ose mbikëqyrjes e kolaudimit?

    Jeni një biznes dhe kërkoni të pajiseni me licencë profesionale shoqërie në fushën e studimit e projektimit dhe/ose mbikëqyrjes e kolaudimit?

    Tani, online përmes shërbimit "Aplikim për herë të parë, për licencë shoqërie në fushën e studimit e projektimit dhe/ose mbikëqyrjes e kolaudimit", ju mund të ngarkoni gjithë dokumentacionin e kërkuar për shoqërinë dhe drejtuesit teknik të saj, nga kompjuteri, tableti apo smartphone juaj.

    Klikoni këtu dhe përdorni shërbimin sipas udhëzimeve të detajuara.

  • Rinovimi i kategorive të licencës profesionale

    Rinovimi i kategorive të licencës profesionale

    Nëse jeni individ që kërkoni të aplikoni për rinovimin e kategorive të licencës profesionale individuale në fushën e studimit e projektimit dhe/ose mbikëqyrjes së kolaudimit, atëherë lehtësisht dhe pa shumë vonesa shërbimin e gjeni online te portali e-Albania.

    Individi që kërkon të realizojë aplikimin online, mjafton të ndjekë me kujdes të gjitha hapat udhëzuese në shërbim dhe të plotësojë fushat e aplikimit online.

    Klikoni këtu për të përdorur shërbimin.

  • Individët që disponojnë një licencë profesionale në fushën e studimit dhe projektimit apo/dhe mbikëqyrjen e kolaudimin në ndërtim dhe kërkojnë të shtojnë kategori në licencën e tyre, tashmë e kanë fare të lehtë që ta dërgojnë aplikimin e tyre online drejt Ministrisë së Zhvillimit Urban përmes shërbimit specifik që ky institucion ofron përmes e-albania-s.

    Klikoni këtu, ndiqni në mënyrë të detajuar të gjitha hapat dhe dokumentacionet e nevojshme që nevojiten për t’u kryer procedurat.

  • Zyra e shtetit në dispozicionin tuaj!

    Nëse ju nevojitet ndihmë në përdorimin e portalit qeveritar e-albania, klikoni këtu.

© Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Rruga "Papa Gjon Pali II"
Nr. 3, Kati I, Tiranë
Tel: 00 355 4 22 77 750
Fax: 00 355 4 22 77 764
E-mail: info@akshi.gov.al

Like on Facebook:

e-Albania newsletter 2