Portali qeveritar e-albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe vetë punonjësit e administratës publike në nivel qendror mund të përfitojnë shërbime elektronike.

Portali qeveritar e-Albania
  • Njihuni me 9 shërbimet elektronike dedikuar subjekteve turistike akomoduese

    Njihuni me 9 shërbimet elektronike dedikuar subjekteve turistike akomoduese

    Sezoni turistik po afron! A e dini se në portalin e-Albania janë shtuar së fundmi 9 shërbime të reja elektronike që iu vijnë në ndihmë subjekteve akomoduese që duan të ushtrojnë aktivitetin në ofrimin e kapaciteteve hotelerike, fjetjeje, ushqimi dhe kurative?

    e-Shërbimet e reja kanë të bëjnë me aplikimet për certifikim/vlerësim nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS). Përfitues të aplikimit janë subjektet që zotërojnë apo administrojnë hotele, bujtina, kampingje, resort, qendra kurative, motele, si dhe fjetina dhe për secilin nga shërbimet nuk kërkohet ngarkim dokumentacioni.

    Në portalin unik qeveritar e-albania, secili prej shërbimeve ofrohet më vete dhe çdo i interesuar duke u regjistruar/identifikuar mund të përfundojë aplikimin dhe plotësimin e formularëve që kërkohen për të cilët përgjigjja vjen në një afat maksimal 1 muaj.

    Paketa e shërbimeve në fjalë përbën një hap më tej në pasurimin e menusë së portalit për biznesin, pasi aplikimet për certifikim janë detyrim ligjor për subjektet sipas ligjit “Për Turizmin”. Ky ligj detyron MZHETTS-in që të krijojë “Regjistrin Qendror të Turizmit” ku raportohen për qëllime statistikore aktivitetet, fluksi, statusi dhe kapaciteti i sipërmarrjeve turistike. Për këtë arsye aplikimi online që ofrohet në e-albania është zgjidhje optimale për biznesin që kursen kohë dhe redukton praktikën burokratike, por edhe për institucionet që ofrojnë një shërbim cilësor kundrejt përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe objektivave statistikorë.

  • Si të aplikoni për të marrë pjesë në aktivitete jashtë dhe brenda Shqipërisë

    Si të aplikoni për të marrë pjesë në aktivitete jashtë dhe brenda Shqipërisë

    Për sektorin e turizmit në portalin e-albania, funksionon edhe shërbimi “Kërkesë për pjesëmarrje në aktivitete” përmes së cilit subjektet turistike të licencuara brenda Republikës së Shqipërisë, aplikojnë për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të tipit panaire, evente, etj. brenda ose jashtë vendit.

  • Me këtë paketë, portali e-albania bëhet pjesë e përmirësimit të shërbimeve publike në një sektor si turizmi që konsiderohet ndër kryesorët për ekonominë shqiptare. Disponibiliteti i e-albania është 99%, 24/7 dhe për çdo pyetje apo paqartësi suporti teknik është në dispozicion online.

    Ftojmë biznesin të zgjedhë portalin për të marrë një shërbim më të mirë dhe më të shpejtë!

© Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Rruga "Papa Gjon Pali II"
Nr. 3, Kati I, Tiranë
Tel: 00 355 4 22 77 750
Fax: 00 355 4 22 77 764
E-mail: info@akshi.gov.al

Like on Facebook:

e-Albania newsletter 2