Portali qeveritar e-albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe vetë punonjësit e administratës publike në nivel qendror mund të përfitojnë shërbime elektronike.

Portali qeveritar e-Albania
  • Organizoni më mirë punën tuaj dhe lehtësoni bashkëpunimin me kolegët duke përdorur shërbimin online “OneDrive”

    Organizoni më mirë punën tuaj dhe lehtësoni bashkëpunimin me kolegët duke përdorur shërbimin online “OneDrive”

    “OneDrive” është një librari personale që lejon ruajtjen dhe organizimin e dokumenteve zyrtare, ndarjen e tyre me kolegët, krijimin e versioneve të ndryshme. Ky shërbim elektronik ju ofron dy mundësi të ndryshme aksesimi të librarisë "OneDrive", nëpërmjet kompjuterave brenda infrastrukturës së Rrjetit Qeveritar dhe online nëpërmjet web-it. Ai mund të përdoret për të ruajtur çdo dokument zyrtar, i cili duhet të aksesohet nga kompjutera apo pajisje të ndryshme, pa pasur nevojë ta ruash në një USB.

    Secili përdorues ka hapësirën e tij të dedikuar, të cilën mund ta përdorë për të ruajtur çdo lloj dokumenti, me çdo lloj formati. “OneDrive” ju ndihmon të ruani në mënyrë të sigurt materialet tuaja zyrtare duke eliminuar njëkohësisht nevojën për të përdorur USB-të. Nëpërmjet “OneDrive” mund të publikohen apo shpërndahen dokumente zyrtare drejt përdoruesve të tjerë të së njëjtës infrastrukturë (të hostuar pranë AKSHI-t).

    Shërbimi i OneDrive ofrohet automatikisht për të gjithë përdoruesit të cilët më parë kanë të aprovuar dhe konfirmuar përfitimin e shërbimit të email-it zyrtar qeveritar. Ju mund ta aksesoni shërbimin "OneDrive" nëpërmjet dy mënyrave:

    a) kompjuterave brenda infrastrukturës së Rrjetit Qeveritar “gov.local

    b) web-it

    Për të aksesuar shërbimin nevojitet autentifikimi me username/password (të njëjtat të dhëna si të postës elektronike zyrtare).

  • Aksesoni në çdo kohë dhe kudo që ndodheni postën tuaj elektronike zyrtare

    Aksesoni në çdo kohë dhe kudo që ndodheni postën tuaj elektronike zyrtare

    Çdo punonjës i administratës publike në nivel qendror i cili ka të aprovuar dhe konfirmuar përfitimin e shërbimit të postës elektronike zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), mund të përdorë nga kudo dhe  në çdo kohë nëpërmjet portalit e-albania shërbimin e postës elektronike zyrtare pa qenë nevoja të jetë i lidhur në Rrjetin Qeveritar GovNet.

    Mjafton të logoheni në portalin unik qeveritar e-albania si punonjës i administratës publike në nivel qendror. Identifikimi në portal kryhet nëpërmjet të njëjtave kredenciale: emër.mbiemër dhe fjalëkalim, që përdorni për aksesimin në hapësirën e kompjuterit dhe email-it (gov.al) të institucionit qeveritar ku ju punoni.

    Kudo që ju jeni, nga çdo pajisje, portali unik qeveritar e–albania, ju ofron akses të shpejtë dhe të lehtë në përdorimin e postës elektronike zyrtare.

    Shërbimi i postës elektronike zyrtare ofrohet në një cilësi të lartë, duke përfshirë sigurinë ndaj spam, malware, virus etj. si dhe duke garantuar një shërbim 24 orë në ditë, për 365 ditë të vitit. Shërbimi gjithashtu përfshin edhe suportin teknik (helpdesk) ndaj institucionit përftues.

    Rregullore për përdorimin e postës elektronike në administratën publike.

  • Paguajini online faturat e energjisë elektrike nëpërmjet portalit unik qeveritar e-albania

    Paguajini online faturat e energjisë elektrike nëpërmjet portalit unik qeveritar e-albania

    Shkurtoni kohë duke paguar me një klikim faturat e energjisë elektrike. Nëpërmjet shërbimit elektronik “Faturat e energjisë elektrike” në portalin qeveritar e-albania, ju mund të gjeneroni faturat e papaguara dhe kamatëvonesat e energjisë elektrike dhe t'i paguani ato online, pa pasur nevojë të paraqiteni dhe të qëndroni në radhë në sportel.

    Si punonjës i administratës publike në nivel qendror, ju mjafton vetëm të identifikoheni në portalin qeveritar e-albania, pa qenë nevoja të regjistroheni. Duke vendosur kodin e klientit në shërbimin elektronik “Faturat e energjisë elektrike”, keni mundësi të gjeneroni faturën, të cilën mund ta printoni ose ta ruani në formatin "PDF", si dhe ta paguani online, nëse dëshironi, nëpërmjet portalit.

© Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Rruga "Papa Gjon Pali II"
Nr. 3, Kati I, Tiranë
Tel: 00 355 4 22 77 750
Fax: 00 355 4 22 77 764
E-mail: info@akshi.gov.al

Like on Facebook:

e-Albania newsletter 2