Portali qeveritar e-albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe vetë punonjësit e administratës publike në nivel qendror mund të përfitojnë shërbime elektronike.

Portali qeveritar e-Albania
  • Aplikoni dhe merrni përgjigje online

    Aplikoni dhe merrni përgjigje online

    Tashmë Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) ofrojnë një gamë prej 52 shërbimesh elektronike që lidhen me të gjitha kategoritë e pronës së paluajtshme. Ato nisin që nga më të rëndësishmet që janë regjistrimet e çdo lloji, e deri te korrigjimet e ndryshme apo kopje hartash.

    Dixhitalizimi i të gjitha shërbimeve që ofrohen nga ZRPP bashkë me dixhitalizimin në proces të regjistrave të pasurive të paluajtshme është një ndërhyrje themelore në atë që qeveria e ka quajtur reformë në shërbimet publike.

    Në portalin unik qeveritar e-albania, janë bërë aktive që nga fundi i vitit 2016 aplikimet për shërbimet e ZRPP-së, bashkë me shpjegimet përkatëse mbi dokumentacionin e kërkuar, afatet e marrjes së shërbimit, kthimin e përgjigjes, kostot e shërbimit dhe procedurën që ndiqet.

    Portali i ka dhënë rëndësinë e duhur kësaj kategorie, duke krijuar në faqen kryesore të tij rubrikën e posaçme e-Prona, që ndërfaqëson për të gjithë të interesuarit shërbimet që kanë të bëjnë me pasurinë e paluajtshme. Të gjitha procedurat që janë aktive kërkojnë regjistrimin dhe identifikimin e përdoruesit, çka do të thotë se çdo veprim lë gjurmë në sistem duke krijuar në këtë mënyrë garanci juridike për qytetarët që problemi i deridjeshëm i ndërmjetësimit të shërbimit zyrtar përmes sekserëve të eliminohet përfundimisht. Aplikimi përmes portalit është formalisht dhe praktikisht protokollim automatik i aplikimit që lë gjurmë unike në sistem dhe ai detyron njoftimin e aplikuesit në rrugë elektronike, e-mail, apo në hapësirën e posaçme personale në portal, për statusin zyrtar dhe përgjigjen e aplikimit të tij.

    Të gjitha shërbimet shoqërohen me suportin teknik online që i ndihmon aplikuesit të sqarojnë çdo paqartësi procedurale, ndërkohë që disponibiliteti i portalit me 99% të funksionalitetit 24h/7, jep mundësi që faza e parë e procedurave që lidhen me pasurinë e paluajtshme, aplikimi/kërkesa për shërbimet nga ZRPP të kryhet në çdo kohë dhe ngado.

    Shërbimet “e-Prona” japin mundësi që përmes transaksioneve online në portalin e-albania, të krijojnë një bazë të dhënash dinamike të kërkesave dhe përpunimit të tyre duke ndihmuar shumë në sqarimin e problemeve të krijuara, si mbivendosjet, kufijtë, trashëgiminë, legalizimet, të gjitha elementet që në përfundim çojnë në rivlerësimin e pronës dhe sigurinë e qytetarëve për të.

    Zbuloni më tepër rreth këtyre shërbimeve elektronike duke klikuar këtu.

  • Nëse ju nevojitet ndihmë në përdorimin e portalit qeveritar e-albania, klikoni këtu.

© Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Rruga "Papa Gjon Pali II"
Nr. 3, Kati I, Tiranë
Tel: 00 355 4 22 77 750
Fax: 00 355 4 22 77 764
E-mail: info@akshi.gov.al

Like on Facebook:

e-Albania newsletter 2