Portali qeveritar e-albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe vetë punonjësit e administratës publike në nivel qendror mund të përfitojnë shërbime elektronike.

Portali qeveritar e-Albania
  • Bashkë kundër korrupsionit!

    Bashkë kundër korrupsionit!

       

  • Të bashkuar kundër korrupsionit

    Të bashkuar kundër korrupsionit

    Korrupsioni. Një dukuri që përfshin të gjitha vendet, të gjitha hallkat e shoqërisë. Ndaj edhe lufta ndaj tij u takon të gjithëve, institucioneve dhe qytetarëve.

    Për qytetarët përballja me aktet korruptive është e përditshme, në veprimtari konkrete, që rëndojnë financat e tyre dhe minojnë besimin ndaj institucioneve, që gërryejnë shëndetin e të mirës publike. Për këtë arsye, një mënyrë për t’u përballur realisht me të është rikonceptimi i shërbimeve ndaj njerëzve.

    Portali unik qeveritar e-albania është në krye të kësaj lufte që nuk aplikon mjetet dhe sanksionet penale, por zhvendos drejt qytetarit shërbimin publik. I jep atij të drejta të barabarta të kryejë një gamë veprimesh për të cilat deri më dje ndërmjetësoheshin nga nëpunësit e administratës.

    Taksat, detyrimet, kontributet e punëdhënësit tuaj, 52 shërbime të reja të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për pronën, certifikata, detyrime, kontrolle dhe gjoba që kanë të bëjnë me automjetin tuaj, janë vetëm disa nga mundësitë e sportelit me një ndalesë siç është e-albania.

    Për të gjitha këto, çdo qytetar i interesuar apo biznes, ka mundësi të përfitojë akses në çdo kohë, përmes aplikimeve dhe marrjes apo konsultimit të përgjigjes po online. Duke klikuar portalin, jo duke pritur apo trokitur në zyra.

    Ne vijmë në ndihmë edhe të shtresave në nevojë apo pensionistëve, duke ofruar online mundësi për kontrollin e gjendjes së pensionit bazë apo atij suplementar, ndihmës ekonomike, listat e barnave të rimbursueshme etj.

    Ky është vetëm fillimi i një procesi që synon të dixhitalizojë shërbimet e administratës, të eliminojë me një ofertë të re çdo hallkë korruptive dhe mbi të gjitha të vendosë një standard të ri në raportin shtet-qytetar.

    Shërbimi publik është detyrim për administratën dhe e drejtë për Ju, të nderuar qytetarë!

    Informohuni në e-albania.al dhe merrni shërbimet online. Jepni edhe ju kontributin tuaj kundër korrupsionit dhe stimulimit të tij!

© Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Rruga "Papa Gjon Pali II"
Nr. 3, Kati I, Tiranë
Tel: 00 355 4 22 77 750
Fax: 00 355 4 22 77 764
E-mail: info@akshi.gov.al

Like on Facebook:

e-Albania newsletter 2