
Paguaj faturat, gjobat dhe taksat e automjetit pa komision apo tarifat e shërbimeve publike
Portali e-albania ka shtuar së fundmi një menu të re në faqen e vet online: "e-Pagesat" e cila është vendosur në qendër të faqes kryesore dhe përmbledh 12 shërbime pagesash online në një katalog të vetëm.
Të gjithë ata që hyjnë në portal për të kryer pagesa të faturave, gjobave apo të përfitimit të shërbimeve publike, tani mund të klikojnë drejtpërdrejt në "e-Pagesat" dhe aty të përzgjedhin një nga 12 shërbimet.
Më shpejt, më thjesht dhe pa komision. Klikoni këtu për ta aksesuar direkt menunë e re.
Nëse ju nevojitet ndihmë për përdorimin e portalit qeveritar e-Albania, klikoni këtu.