Portali qeveritar e-albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe vetë punonjësit e administratës publike në nivel qendror mund të përfitojnë shërbime elektronike.

Portali qeveritar e-Albania
  • Ditën e martë, datë 27 shtator 2016 Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit organizon ceremoninë e shpalljes së fituesve të edicionit të dytë të Konkursit të Turizmit të zhvilluar në portalin unik qeveritar e-Albania.

    Të pranishëm do të jenë ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, znj. Milena Harito, drejtuesja e përgjithshme e AKSHI-t, znj. Mirlinda Karçanaj, pjesëmarrës të konkursit, përfaqësues të agjencive sponsorizuese, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, të rinj etj.

    Përcaktimi i fituesve të konkursit mundësohet nëpërmjet votimit online, pasi prej një harku kohor dyjavor çdo përdorues i portalit pati mundësi të votojë një numër të pakufizuar aplikimesh për çdo kategori, duke dhënë një votë në total për çdo aplikim të parapëlqyer.

    Konkursi do të kurorëzojë 3 fitues ku një aplikant fitues gëzon të drejtën e fitimit të vetëm një paketë dhuratë. Çmimi i parë, i cili përfshin një paketë udhëtimi çift për rafting në lumin Vjosë (Përmet), duke përfshirë dhe akomodimin në hotel, nga agjencia “Albania Rafting Group”, do t’i jepet aplikantit që do të ketë aplikimin me numrin më të madh të votave në konkurs.

    Secili prej dy fituesve të çmimit të dytë dhe të tretë, do të përfitojë një paketë turistike dy ditore në një prej dy destinacioneve të ndryshme të ofruara prej agjencisë “My Albania Nature Explorers”, Valbonë dhe Theth, për të eksploruar Shqipërinë dhe për të parë e për të marrë më të mirën nga natyra jonë e bukur. Fituesit do të zgjedhin sipas dëshirës njërën prej paketave të mësipërme, në një hark kohor prej një muaj nga kurorëzimi si fitues.

    Për çdo pyetje lidhur me konkursin, na shkruani në info@akshi.gov.al

© Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Rruga "Papa Gjon Pali II"
Nr. 3, Kati I, Tiranë
Tel: 00 355 4 22 77 750
Fax: 00 355 4 22 77 764
E-mail: info@akshi.gov.al

Like on Facebook:

e-Albania newsletter 2