Portali qeveritar e-albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe vetë punonjësit e administratës publike në nivel qendror mund të përfitojnë shërbime elektronike.

Portali qeveritar e-Albania
  • Edhe pak ditë kanë mbetur për të aplikuar në edicionin e dytë të Konkursit të Turizmit që organizon portali qeveritar e-Albania. Aplikimet e fundit do të pranohen deri në datë 12 shtator, ora 23:59. Jeni ende në kohë për të dërguar fotot, videot, pikturat apo esetë tuaja të realizuara gjatë pushimeve verore, me përshtypjet nga vendet natyrore, kulturore dhe historike që ka Shqipëria. Numërimi mbrapsht ka nisur, ndaj aplikoni sa më parë në: e-albania.al/konkursturizmi.aspx.

    Çdo përdorues i portalit ka të drejtë të aplikojë me maksimalisht 5 materiale (foto/piktura, video apo ese). Përcaktimi i fituesve të konkursit realizohet vetëm nëpërmjet votimit online në portalin e-Albania ku çdo përdorues i portalit ka mundësi të votojë një numër të pakufizuar aplikimesh për çdo kategori, duke dhënë një votë në total për çdo aplikim të parapëlqyer. Faza e votimit nis më 13 shtator dhe mbyllet më 26 shtator.

    Konkursi do të kurorëzojë 3 fitues ku një aplikant fitues gëzon të drejtën e fitimit të vetëm një paketë dhuratë. Çmimi i parë, i cili përfshin një paketë udhëtimi çift për rafting në lumin Vjosë (Përmet), duke përfshirë dhe akomodimin në hotel, nga agjencia “Albania Rafting Group”, do t’i jepet aplikantit që do të ketë aplikimin me numrin më të madh të votave në konkurs.

    Secili prej dy fituesve të çmimit të dytë dhe të tretë, do të përfitojë një paketë turistike dy ditore në një prej dy destinacioneve të ndryshme të ofruara prej agjencisë “My Albania Nature Explorers”, Valbonë dhe Theth, për të eksploruar Shqipërinë dhe për të parë e për të marrë më të mirën nga natyra jonë e bukur. Fituesit do të zgjedhin sipas dëshirës njërën prej paketave të mësipërme, në një hark kohor prej një muaj nga kurorëzimi si fitues.

    Për çdo pyetje lidhur me konkursin, na shkruani në info@akshi.gov.al

© Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Rruga "Papa Gjon Pali II"
Nr. 3, Kati I, Tiranë
Tel: 00 355 4 22 77 750
Fax: 00 355 4 22 77 764
E-mail: info@akshi.gov.al

Like on Facebook:

e-Albania newsletter 2