
Si të aplikoni online për leje ndërtimi
Kërkoni të aplikoni online për leje ndërtimi? Kërkoni që e gjithë procedura të realizohet në kohën që dëshironi ju pa praninë fizike të zyrtarëve? Kjo është e mundur tani përmes portalit e-Albania nëse përdorni shërbimin “Aplikimi për Leje Ndërtimi (e-Lejet)”. Që prej prillit të këtij viti bëhet e mundur që aplikimi për leje ndërtimi të realizohet pa praninë fizike të zyrtarëve.
Ja për cilat lloj lejesh mund të aplikohet online në portalin e-Albania:
- Aplikim për lëshimin e një leje zhvillimi;
• Aplikim për lëshimin e një leje ndërtimit sipas kategorisë duke përfshirë leje për një ndërtim të ri, prishje ndërtimi apo shtesë në ndërtimin ekzistues;
• Kërkesë për lëshimin e deklaratës paraprake për kryerje punimesh;
• Kërkesë për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit;
• Aplikim për lëshimin e lejes për rishikimin e kushteve të Iejes së ndërtimit;
• Aplikim për lëshimin e lejes për ndryshimin e aktiviteteve dhe/ose funksioneve të njësisë individuale;
• Kërkesë për lëshimin e certifikatës së përdorimit.
• Kërkesë për plotësim dokumentacioni
• Aplikim për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit
Për çdo fazë në të cilën do të kalojë aplikimi, përdoruesi i shërbimit do të njoftohet automatikisht me anë të e-mail-it, si dhe mund të shohë statusin e aplikimit të tij nëpërmjet shërbimit te gjurmueshmërisë.
Lexoni këtu më gjerësisht rreth këtij shërbimi.

Kryeni aplikimin për Kartë Shëndeti përmes portalit e-Albania
Mjaftojnë disa hapa të thjeshtë për të përfituar Kartën tuaj të Shëndetit përmes portalit e-Albania. Aplikimi online është i lehtë i shpejtë dhe ju eviton humbjen e kohës, ndërsa e gjithë procedura është pa asnjë pagesë apo tarifë shërbimi.
Ju kujtojmë se Karta e Shëndetit është dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë. Ky shërbim ofrohet menjëherë online për të punësuarit, të vetëpunësuarit, për invalidët e plotë, të luftës e invalidët e pjesshëm, veteranët, pensionistët e pensionistët e pjesshëm, të papunët e punëkërkuesit, nënat në leje lindje dhe personat që marrin ndihmë ekonomike në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Klikoni këtu për ta përdorur shërbimin elektronik.

Ja si mund të aplikoni për Vërtetim Pagë Papunësie
Kërkoni të aplikoni online për një vërtetim page papunësie? E gjithë procedura mund të kryhet lehtë dhe shpejt përmes portalit unik qeveritar e-Albania.
Shërbimi elektronik "Aplikim për Vërtetim Pagë Papunësie" i vë në dispozicion qytetarit mundësinë për të bërë një kërkesë online për lëshim vërtetimi për bazën e vlerësueshme dhe pagën neto mesatare drejt një zyre pune. Ky shërbim elekronik i ofrohet çdo qytetari, nga profili i tij tek portali e-Albania.
Shërbimi elektronik merret menjëherë dhe është pa pagesë.
Klikoni këtu për ta përdorur këtë shërbim
Nëse ju nevojitet ndihmë për përdorimin e portalit qeveritar e-Albania, klikoni këtu.