Fitoni udhëtime turistike në disa prej zonave më të bukura të Shqipërisë! Edhe pak ditë kanë mbetur për të aplikuar!
Dërgoni fotografitë, video-reportazhet tuaja të realizuara në zona turistike shqiptare apo esetë me temë turizmin shqiptar në konkursin e organizuar nga portali qeveritar e-albania duke klikuar këtu.
Fituesit e konkursit, të cilët përcaktohen nga votat e përdoruesve të portalit e-albania, do të përfitojnë një udhëtim çift në Shqipëri nga agjencia "Kalemi Travel & Tours" si dhe për 3 fitues të tjerë të konkursit të turizmit në e-albania, agjencia "My Albania "Nature Explorers"" do të ofrojë një paketë turistike sipas dëshirës së fituesit në një prej destinacioneve më të bukura të trevave mbarëshqiptare: Bogë, Prevallë, Dardhë, Voskopojë, Brezovicë. Për të eksploruar Shqipërinë, për të parë dhe për të marrë më të mirën nga natyra jonë e bukur.
Ju sugjerojmë që aplikimet tuaja t’i shpërndani në rrjetet sociale për t’i ndarë me miqtë tuaj dhe për t’i nxitur ata t’ju votojnë. Shikoni aplikimet dhe votat e deritanishme duke klikuar këtu.