Portali qeveritar e-albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe vetë punonjësit e administratës publike në nivel qendror mund të përfitojnë shërbime elektronike.

Portali qeveritar e-Albania
  • Publikimi i të dhënave të barnave mjekësore dhe çmimeve të barnave

    Publikimi i të dhënave të barnave mjekësore dhe çmimeve të barnave

    Implementimi i të dhënave të hapura është një angazhim i rëndësishëm i qeverisë, pjesë e planit të veprimit të hartuar në kuadër të iniciativës globale për Open Government Partnership (OGP - Partneriteti për Qeverisje të Hapur). Në këtë kuadër, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Ministria e Shëndetësisë ofrojnë nëpërmjet shërbimit elektronik “Publikimi i të dhënave të barnave mjekësore dhe çmimeve të barnave”, për përdoruesit e portalit unik qeveritar e-albania mundësinë e informimit mbi të dhënat e barnave mjekësore të regjistruara në Republikën e Shqipërisë dhe çmimeve të tyre.

    Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik mund të aksesohet lista e principeve aktive ose emri kimik (emërtimi shkencor) i ilaçit si dhe të shihen elemente të tjera shoqëruese si, formëdoza farmaceutike me karakteristikat fiziko-kimike, (pluhur, tabletë, tretësirë, pomadë, ampulë etj.), madhësia e dozës ose sasia e lëndës aktive (vepruese) në formulim, prodhuesit, vendet prodhuese, njësitë e paketimit, çmimi për paketë në lekë, çmimi për njësi në lekë etj.

    Klikoni këtu për ta përdorur shërbimin elektronik

  • Publikimi dhe konsultimi i çmimeve të listës së barnave të rimbursueshme

    Publikimi dhe konsultimi i çmimeve të listës së barnave të rimbursueshme

    Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik, përdoruesit e portalit unik qeveritar e-albania mund të informohen për çmimet e listës së barnave të rimbursueshme në Republikën e Shqipërisë. Shërbimi elektronik “Publikimi dhe konsultimi i çmimeve të listës së barnave të rimbursueshme” ju mundëson të shihni edhe të dhëna shoqëruese si kodin e barit, emrin tregtar, emërtimin kimik, firmën prodhuese, formën, kufizimet etj.

    Lista e barnave të rimbursueshme është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon "Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor" për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme është ndërtuar mbi parimin e listave thelbësore të barnave. Me barna thelbësore kuptojmë një listë të barnave të zgjedhura sipas kritereve të efektivitetit, sigurisë dhe kostos. Ideja e barnave thelbësore është propozuar nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Komiteti i Ekspertëve të OBSH-së kanë hartuar një listë model, e cila shërben për specialistët e vendeve të ndryshme, për të përshtatur listën e barnave thelbësore të vendeve të tyre. Lista pasqyron formëdozën dhe madhësinë përkatëse të saj.

    Lista e barnave të rimbursueshme rishikohet vazhdimisht dhe miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Lista e re e barnave të rimbursueshme për vitin 2015 në Shqipëri është pasuruar me 29 barna të reja, 12 prej të cilave janë principe të reja aktive. Këto barna përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbime si: onkologjike, gastro-hepatologjie, pneumologjie, reumatologjie, infektive, në terapinë kardiake, Parkinson etj.

    Klikoni këtu për ta aksesuar shërbimin elektronik

  • Lista e pagesave të kryera nga Degët e Thesarit

    Lista e pagesave të kryera nga Degët e Thesarit

    Në kuadër të implementimit të të dhënave të hapura, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Ministria e Financave ofrojnë nëpërmjet këtij shërbimi elektronik, për përdoruesit e portalit unik qeveritar e-albania mundësinë e informimit për pagesat e kryera nga Degët e Thesarit në Shqipëri. Duke zgjedhur shërbimin “Lista e pagesave të kryera nga Degët e Thesarit” si dhe duke vendosur datën për të cilën dëshironi të informoheni mbi listën e pagesave, ju mund të shihni në formë tabele të dhëna që përfshijnë numrin e faturës, emrin dhe kodin e institucionit, drejtorinë dhe ministrinë e linjës, llogarinë dhe përshkrimin e saj, furnitorin, shumën e pagesës, datën e regjistrimit dhe atë të ekzekutimit. Gjithashtu keni mundësi të kërkoni për një të dhënë të caktuar nëpërmjet opsionit “Kërko” si dhe të printoni tabelën me të gjitha të dhënat e mësipërme.

    Klikoni këtu për ta përdorur këtë shërbim elektronik

  • Çfarë është "Open Government Partnership"?

    Çfarë është "Open Government Partnership"?

    Partneriteti për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership – OGP) është një iniciativë e shumanshme që synon të sigurojë anagazhimin konkret të qeverive për të nxitur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të vënë në punë teknologji të reja me qëllim përmirësimin e qeverisjes. Prej vitit 2011 kur u prezantua për herë të parë, OGP numëron sot 66 shtete pjesëmarrëse, mes së cilave edhe Shqipërinë. Përmes kësaj iniciative, qeveria shqiptare synon rritjen e integritetit publik, përmirësimin e shërbimeve publike dhe manaxhimin efiçient të pasurive kombëtare. Projektet dhe angazhimet inovative që do të ndërmerren, synojnë të përfshijnë qytetarët dhe palët e interesuara, të cilët do të luajnë rol aktiv në vendimarrjen e institucioneve publike. Një ndër këto projekte është dixhitalizimi i shërbimeve qeveritare, të cilat kanë një rol themelor në këtë proces pasi mundësojnë realizimin e një qeverisjeje më cilësore, të përmirësuar, të hapur dhe transparente. Portali unik qeveritar e-albania shërben si një pikë e vetme kontakti për shërbimet qeveritare duke ndihmuar në aksesimin e plotë të informacionit nga qytetarët.

  • Nëse ju nevojitet ndihmë për përdorimin e portalit qeveritar e-albania, klikoni këtu.

© Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Rruga "Papa Gjon Pali II"
Nr. 3, Kati I, Tiranë
Tel: 00 355 4 22 77 750
Fax: 00 355 4 22 77 764
E-mail: info@akshi.gov.al

Like on Facebook:

e-Albania newsletter 2