Portali qeveritar e-albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe vetë punonjësit e administratës publike në nivel qendror mund të përfitojnë shërbime elektronike.

Portali qeveritar e-Albania
  • Si të aplikoni online për çregjistrim të përkohshëm mjeti

    Si të aplikoni online për çregjistrim të përkohshëm mjeti

    Nëse për arsye të ndryshme personale nuk do ta përdorni mjetin tuaj për një periudhë të caktuar kohe (jo më pak se një vit), atëherë mund të bëni çregjistrimin e tij. Shërbimi elektronik “Aplikim për çregjistrim të përkohshëm mjeti” në portalin e-albania jua lehtëson procedurën duke ju mundësuar të aplikoni online për ta çregjistruar mjetin tuaj.

    Për plotësimin online të aplikimit të çregjistrimit të përkohshëm të mjetit ju nevojitet vetëm dokumenti juaj i identifikimit, i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-albania. Pas përfundimit të aplikimit online, paraqituni pranë sportelit të DPSHTRR-së për dorëzimin e dokumenteve përkatëse, të cilat i gjeni të listuara duke klikuar këtu si dhe kryerjen e pagesës.

  • Si të kryeni online aplikimin për çregjistrim të përhershëm të mjetit tuaj

    Si të kryeni online aplikimin për çregjistrim të përhershëm të mjetit tuaj

    Mjeti juaj ka dalë jashtë përdorimit, është shkatërruar ose do ta eksportoni përfundimisht jashtë shtetit? Atëherë ju duhet të bëni çregjistrimin e përhershëm të tij. Nëpërmjet portalit unik qeveritar e-albania mund të shkurtoni kohë duke e kryer online aplikimin.

    Shërbimi elektronik “Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti” ju mundëson të plotësoni online aplikimin për çregjistrimin e përhershëm të mjetit tuaj. Pasi të keni plotësuar aplikimin online, paraqituni pranë sportelit të DPSHTRR-së për dorëzimin e dokumenteve përkatëse, të cilat i gjeni të listuara duke klikuar këtu, si dhe kryerjen e pagesës.

  • Si të aplikoni online për licencë të re në Qendrën Kombëtare të Licencimit

    Si të aplikoni online për licencë të re në Qendrën Kombëtare të Licencimit

    Portali e-albania ju ofron mundësi të aplikoni online për licencë të re në Qendrën Kombëtare të Licencimit. Mjafton të logoheni në portal me llogarinë tuaj të biznesit dhe të plotësoni formularin online në shërbimin elektronik “Aplikim për licencë të re në Qendrën Kombëtare të Licencimit”.

    Pas marrjes së aplikimit, QKL-ja merr në shqyrtim kërkesën dhe merr vendimin në një afat prej 2-4 ditësh pune (në varësi të licencës) nga data e paraqitjes së kërkesës.

    Klikoni këtu për t’u njohur me llojet e licencave për të cilat mund të aplikoni online nga portali unik qeveritar si dhe informacione të tjera të dobishme mbi mënyrën e aplikimit.

  • Merr pjesë edhe ti në konkursin e portalit e-albania në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Turizmit”

    Merr pjesë edhe ti në konkursin e portalit e-albania në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Turizmit”

    Ju pëlqen fotografia, piktura, reportazhet e shkurtra apo esetë? Keni realizuar së fundmi një udhëtim turistik mbresëlënës në Shqipëri për të cilin dëshironi të ndani eksperiencën tuaj?

    Me temën “1 miliard turistë, 1 miliard mundësi”, Dita Ndërkombëtare e Turizmit synon këtë vit të nxisë vetë njerëzit të flasin rreth turizmit dhe potencialit të tij për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë.

    Portali unik qeveritar e-albania organizon këtë vit një konkurs mbarëshqiptar për të nxjerrë në pah bukurinë dhe veçantinë e vendit tonë. Konkursi përbëhet nga tre kategori: fotografi/pikturë, video dhe ese, të cilat kanë një temë të përbashkët: turizmin shqiptar.

    Fituesit e kategorive do të përfitojnë paketa turistike në disa prej destinacioneve më të bukura të Shqipërisë, për të eksploruar, për të parë dhe për të marrë më të mirën nga natyra jonë e bukur.

    Shikoni aplikimet e deritanishme si dhe lexoni më tepër rreth mënyrës së aplikimit duke klikuar këtu.

  • Nëse ju nevojitet ndihmë në përdorimin e portalit qeveritar e-albania, klikoni këtu.

  • Si të aplikoni online për leje qarkullimi provizore

    Si të aplikoni online për leje qarkullimi provizore

    Në rastet e humbjes së lejes së qarkullimit, vjedhjes apo shkatërrimit të saj, ju duhet të bëni denoncim brenda 24 orëve pranë organeve të policisë për të marrë vërtetimin përkatës. Më pas duhet të kryeni aplikimin për të marrë leje qarkullimi provizore, procedurë të cilën jua lehtëson portali e-albania duke ju mundësuar ta kryeni atë online.

    Mjafton që pasi të jeni autentifikuar në portal, të zgjidhni shërbimin elektronik “Aplikim për leje qarkullimi provizore” dhe të plotësoni online formularin përkatës. Më pas duhet të paraqiteni pranë sportelit të DPSHTRR-së për dorëzimin e dokumentacionit përkatës të cilën e gjeni të listuar këtu si dhe për kryerjen e pagesës.

    Leja e qarkullimit provizore ka afat vlefshmërie 30 ditë.

© Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Rruga "Papa Gjon Pali II"
Nr. 3, Kati I, Tiranë
Tel: 00 355 4 22 77 750
Fax: 00 355 4 22 77 764
E-mail: info@akshi.gov.al

Like on Facebook:

e-Albania newsletter 2