Portali qeveritar e-albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe vetë punonjësit e administratës publike në nivel qendror mund të përfitojnë shërbime elektronike.

Portali qeveritar e-Albania
  • Si të kontrolloni online pikët e lejes tuaj të drejtimit

    Si të kontrolloni online pikët e lejes tuaj të drejtimit

    Duke filluar nga muaji prill i këtij viti, për të gjithë drejtuesit e mjeteve ka filluar vlerësimi i lejes së drejtimit me pikë. Të gjithë shtetasit e pajisur me lejedrejtimi para datës 16.04.2015 që janë pjesë e “Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve”, përfitojnë 20 pikë. Drejtuesve të mjeteve që bëhen pjesë e “Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve” pas datës 16.04.2015, numri prej 20 pikësh iu jepet në datën që bëhen pjesë e këtij regjistri. Pikët pësojnë zbritje në bazë të njoftimeve për shkelje të normave të sjelljes, parashikuar në kapitullin V të Kodit Rrugor.

    Informohuni mbi gjendjen e pikëve të lejes tuaj së drejtimit përmes portalit qeveritar e-albania ku mund të shkarkoni gjithashtu tabelën e pikëve që zbriten për çdo shkelje të normave të sjelljes.

    Klikoni këtu për ta përdorur shërbimin elektronik

  • Si të shihni online taksat e automjetit tuaj

    Si të shihni online taksat e automjetit tuaj

    Vlerat e taksave të automjeteve ndryshojnë në varësi të tyre, prandaj, për t’jua lehtësuar dhe shpejtuar procesin e informimit mbi vlerën e tyre, portali qeveritar e-albania ka vendosur në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve shërbimin “Taksat e automjeteve”. Ky shërbim, përveç publikimit dhe nxjerrjes së raporteve mbi historikun e taksave të automjetit në periudhat e mëparshme, bën të mundur edhe llogaritjen online të taksave që janë ende pa u paguar për automjetin. Për ta përdorur shërbimin ju mjafton të autentifikoheni në portal.

    Shënim: Në rastin kur shërbimi shfaq: "Nuk ka të dhëna!", kjo ndodh sepse:

    1. Nuk ka automjete të regjistruara në pronësinë tuaj

    2. Automjeti është i regjistruar në pronësinë tuaj, por në të dhënat tuaja nuk është i regjistruar NID-i juaj.

    Në këto raste lutemi të drejtoheni pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të regjistruar me NID (numrin e identifikimit) ose me emër/atësi/mbiemër automjetin/et e tuaj/a.

    Klikoni këtu për ta aksesuar shërbimin elektronik

  • Si të kontrolloni kundravajtjet rrugore dhe t’i paguani ato online

    Si të kontrolloni kundravajtjet rrugore dhe t’i paguani ato online

    Të gjithë drejtuesit e mjeteve kanë mundësi të verifikojnë dhe kontrollojnë online kundravajtjet rrugore të kryera gjatë përdorimit të mjetit, që janë ende të pashlyera, përmes shërbimit “Kundravajtjet rrugore” në portalin qeveritar e-albania. Gjithashtu, një risi e portalit qeveritar e-albania është mundësia që u ofron përdoruesve të tij për të bërë pagesa online nëpërmjet Platformës Qeveritare të Pagesave Elektronike. Duke u autentifikuar në portal dhe duke zgjedhur shërbimin e “Kundravajtjeve rrugore”, ju keni mundësi t’i paguani ato online në mënyrë të sigurt me kartën tuaj VISA ose MASTERCARD të kreditit ose atë të debitit. Për pagesat që realizohen brenda 5 ditëve bëhet 20% zbritje në vlerën e kundravajtjes rrugore.

    *Për pagesat elektronike në portalin qeveritar e-albania mund të përdoren të gjitha kartat që mbajnë logon VISA dhe MASTERCARD jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

    Pasi të keni hyrë në llogarinë tuaj në portalin unik qeveritar e-albania, zgjidhni shërbimin dhe shtypni butonin "Paguaj", më pas zgjidhni mënyrën e pagesës nëpërmjet kanalit të dëshiruar bankar, konfirmoni shumën e pagesës për shërbimin e zgjedhur, ndiqni udhëzimet për të plotësuar të dhënat e kartës tuaj dhe kryeni pagesën.

     Në rastin e përzgjedhjes të kanalit jo-bankë, ju duhet të keni krijuar një llogari personale tuajën dhe ta keni kredituar atë, e më pas mund t'i përdorni këto para për të kryer veprime të cilat jua mundëson platforma qeveritare e pagesave elektronike.

    Klikoni këtu për ta përdorur shërbimin elektronik

  • Nëse ju nevojitet ndihmë në përdorimin e portalit qeveritar e-albania, klikoni këtu.

     

     

© Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Rruga "Papa Gjon Pali II"
Nr. 3, Kati I, Tiranë
Tel: 00 355 4 22 77 750
Fax: 00 355 4 22 77 764
E-mail: info@akshi.gov.al

Like on Facebook:

e-Albania newsletter 2