Portali qeveritar e-albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe vetë punonjësit e administratës publike në nivel qendror mund të përfitojnë shërbime elektronike.

Portali qeveritar e-Albania
  • Kërkesë paraprake për përfitim pensioni pleqërie

    Kërkesë paraprake për përfitim pensioni pleqërie

    Për t’ju ndihmuar të eliminoni zgjatjen në kohë të marrjes së pensionit në momentin që ju lind e drejta për ta përfituar atë,e-albania ju jep mundësi të aplikoni paraprakisht nëpërmjet portalit. Shërbimi “Kërkesë paraprake për përfitim pensioni pleqërie” ju mundëson të plotësoni online formularin e aplikimit, 1 deri në 12 muaj para se t’ju lindë e drejta për përfitim pensioni.

    Plotësimi i kërkesës paraprake nuk është i detyrueshëm dhe nuk ju shmang nga plotësimi i kërkesës për përfitim pensioni pleqërie, por rekomandohet të plotësohet në mënyrë që aplikuesi të mos rrezikojë zgjatjen në kohë të marrjes së pensionit në momentin që i lind e drejta. Pasi të keni përdorur këtë shërbim elektronik, ju duhet të paraqiteni në zyrat e agjencive lokale për të dorëzuar dokumentet.

    Për të përdorur shërbimin duhet të regjistroheni në portal si përdorues i tipit 'qytetar' ose të autentifikoheni nëse jeni tashmë i regjistruar, dhe të plotësoni formularin përkatës për këtë kërkesë, i cili hapet menjëherë kur klikoni butonin "përdor" në krah të këtij shërbimi. Klikoni këtu për udhëzime mbi formularin e aplikimit.

  • Nëse ju nevojitet ndihmë në përdorimin e portalit qeveritar e-albania, klikoni këtu

  • Regjistrimi fillestar i biznesit

    Regjistrimi fillestar i biznesit

    Fillimi i një biznesi të ri është një proces me shumë hapa që kërkon përkushtim, por mbi të gjitha kohë për të përgatitur të gjithë dokumentacionin e duhur për legalizimin e tij. e-albania jua lehtëson këtë proces, duke ju shkurtuar kohë përmes aplikimit online në portalin e saj si dhe shmangur burokracitë. Mjafton të regjistroheni dhe më pas të autentifikoheni në portalin qeveritar e-albania. Shërbimi i “Regjistrimit fillestar të biznesit” ju ofron mundësinë e regjistrimit online nëse kërkoni të ushtroni një veprimtari tregtare.

    e-Albania ju ofron disa lloje aplikimesh:

    • Regjistrim fillestar të biznesit (Person Fizik)
    • Regjistrim fillestar të biznesit (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar)
    • Regjistrim fillestar të biznesit (Shoqëri Aksionare)
    • Regjistrim fillestar të biznesit (Degëve ose Zyrave të Përfaqësimit të Shoqërive të Huaja)

    Klikoni këtu për t’u njohur me dokumentacionin e nevojshëm për këtë shërbim elektronik.

    Hapat që duhet të ndiqni:

    • Autentifikohuni në portalin qeveritar https://e-albania.al/.
    • Individi/administratori që do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike, për të vërtetuar të dhënat e tij personale.
    • Ndiqni me kujdes të gjitha hallkat e procedurës për regjistrimin e biznesit.

    Për të regjistruar biznesin duhet patjetër të jeni regjistruar fillimisht si individ në portalin e-albania me të dhënat e personit i cili është administrator i biznesit. Pasi të jeni autentifikuar në portalin e-albania, në “Hapësirën tuaj”, ju mund të regjistroni biznesin tuaj, për t'u autentifikuar më pas nëpërmjet NIPT-it dhe fjalëkalimit. Për më shumë klikoni  këtu.

  • Depozitimi i bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditimit në QKR

    Depozitimi i bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditimit në QKR

    Një herë në vit, bizneseve u kërkohet të depozitojnë në regjistrin tregtar pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme. Depozitimi i dokumenteve të lartpërmendura mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimit online (pa pagesë) në portalin qeveritar e-albania, përmes shërbimit elektronik “Aplikim për depozitimin e bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.

    Për të marrë këtë shërbim elektronik, ju nevojitet dokumentacioni i mëposhtëm. Klikoni këtu për t’u njohur me të.

    Hapat që duhet të ndiqni:

    • Autentifikohuni në portalin qeveritar https://e-albania.al/.
    • Individi/administratori që do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike, për të vërtetuar të dhënat e tij personale.
    • Ndiqni me kujdes të gjitha hallkat e procedurës për kryerjen e aplikimit.

    Detyrimin për depozitimin e bilancit e kanë subjektet me një xhiro vjetore mbi 8 milionë lekë. Depozitimi i dokumenteve mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimit online në portalin qeveritar e-albania duke ndjekur të gjitha hallkat e procedurës për kryerjen e aplikimit. APLIKIMET NË SPORTELET E QKR-së NUK DO TË PRANOHEN.

     

    Afati i fundit i dorëzimit të bilancit është data 31 Korrik 2015. Mos e lini për momentin e fundit.

    *Kujdes

    Ky shërbim nuk mund të ofrohet nëse të dhënat e identifikimit të administratorit nuk janë përditësuara pranë QKR-së me NID (Numri Personal). Për të vijuar më tej me përdorimin e platformës dhe shërbimeve të saj duhet të përditësoni këto të dhëna pranë sporteleve të QKR-së.

  • Points of Single Contact (Pikat e vetme të kontaktit)

    Points of Single Contact (Pikat e vetme të kontaktit)

    Keni një biznes një Shqipëri dhe dëshironi ta zgjeroni atë edhe në një vend tjetër të Bashkimit Europian? Po planifikoni të ngrini një biznes të ri në vendet e BE-së? Atëherë “Points of Single Contact”(Pikat e vetme të kontaktit, PSC-të) janë të duhurat për ju!

    PSC-të janë portale elektronike qeveritare që ju mundësojnë:

    • Të njiheni me rregullat, ligjet dhe formalitetet që zbatohen për shërbimet
    • Të përfundoni procedurat administrative online duke dërguar formularët e nevojshëm të aplikimit dhe dokumentet shoqëruese, të gjitha elektronikisht

    Tashmë, nuk është e nevojshme të paraqiteni një për një në çdo zyrë të secilit prej shteteve ku synoni të zgjeroni biznesin tuaj. Në çdo shtet të BE-së, aplikimet mund të merren dhe të përpunohen online përmes një pike aksesi të vetme: PSC.

    Klikoni këtu për t’u informuar më tepër mbi “Points of Single Contact” si dhe për t’u drejtuar në faqen përkatëse zyrtare të vendosur në dispozicion nga secili shtet i BE-së.

© Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Rruga "Papa Gjon Pali II"
Nr. 3, Kati I, Tiranë
Tel: 00 355 4 22 77 750
Fax: 00 355 4 22 77 764
E-mail: info@akshi.gov.al

Like on Facebook:

e-Albania newsletter 2