LinkButton
LinkButton

Lajme

e-Albania, shërbime të reja për shqiptarët jashtë atdheut

Ne jemi pranë gjithë shqiptarëve, kudo ata ndodhen!

Vëmendja e qeverisë shqiptare nuk është shkëputur asnjëherë nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut, ndaj puna për t’iu ofruar komoditet në aksesimin e shërbimeve shtetërore shqiptare vijon me të njëjtin intensitet.

Përmes portalit e-Albania, bashkatdhetarët tanë, banorë në vende të ndryshme të botës kanë patur mundësi që të kryejnë disa lloj aplikimesh, të kryejnë pagesa, falë portalit qeveritar dhe shërbimeve elektronike që institucionet ofrojnë.

Muaji tetor ka sjellë me vete edhe një lajm të ri për ta, pasi tek e-Albania tashmë gjejnë 2 shërbime të reja elektronike, vetëm në funksion të tyre:

  • Aplikim për Vërtetim mbi Verifikimin e Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)
  • Aplikim për Vërtetim mbi Verifikimin e Lejes së Drejtimit për Denoncim ose Konvertim

Më hollësisht; për aplikimet për Dëshmi Penaliteti dhe vërtetim për verifikim patente përdoruesit e portalit pas plotësimit të formularit dhe autorizimit të nënshkruar për kryerjen e verifikimeve të nevojshme nga përfaqësues të ambasadës ose konsullatës, njoftohen se aplikimi është pranuar. Aplikuesit informohen me anë të e-mail-it për kryerjen e procedurave të mëtejshme.

Dokumentet e mësipërme, për të cilat aplikuesit janë të interesuar, dërgohen me postë, në adresën e shënuar nga vetë ata brenda harkut kohor dyjavor.  

Jo vetëm kaq! Deri më sot kanë qenë dhe do të jenë funksionale shërbimet elektronike që iu mundësonin shqiptarëve që jetojnë në Itali për të kryer aplikime për marrjen e vërtetimeve për certifikatë personale dhe familjare, dy dokumente mjaft të rëndësishme për një sërë procedurash të mëtejshme. Lajmi i mirë është se përveç Italisë, shërbimin e përfitojnë edhe shqiptarët që jetojnë në:

  1. Austri
  2. Bullgari
  3. Republiken Çeke
  4. Hungari
  5. Kosovë
  6. Kroaci
  7. Japoni
  8. Mal të Zi
  9. Rumani
  10. Sllovaki
  11. Zvicër
  12. Turqi

Qytetarët e interesuar mund të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar, vërtetimin e certifikatës së lindjes dhe vërtetimin e certifikatës familjare. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës ose konsullatës, aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal me postë. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e vërtetimit të certifikatës së lindjes dhe të certifikatës familjare me postë në adresën e qytetarit.

Falë rritjes së efikasitetit të e-Albanias dhe përmirësimit të vazhdueshëm të ndërveprimit institucional, gjatë 2018 numërohen  162 540 përdorime të shërbimeve konsullore, të cilat i kryeson si i përdorur më shumë shërbimi: Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti.

Mesatarisht çdo muaj kryhen mbi 5 aplikime tek këto lloj shërbimesh dhe me hyrjen në funksion të shërbimeve të reja pritet një shtim i numrit të përdoruesve nga radhët e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve tanë.

Misioni i e-Albanias është të lehtësojë komunikimin e qytetarëve me zyrat e shtetit, duke iu ofruar rrugën e vetme të sigurt të komunikimit elektronik. E sidomos  bashkatdhetarëve tanë, pavarësisht sa larg Shqipërisë janë, zyrat e shtetit, po ua çojmë fare pranë.

E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin