LinkButton

Regjistrimi në portalin e-Albania

Në mënyrë që të përftoni shërbimet elektronike të ofruara nga portali qeveritar e-Albania duhet të logoheni në llogarinë tuaj në portal.

Regjistrimi në portalin qeveritar e-Albania mund të kryhet si për shtetasit shqiptarë, ashtu dhe për shtetasit e huaj të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri. Shtetasit shqiptarë mund te regjistrohen nëpërmjet Numrit Personal të Identifikimit, të cilin mund ta gjejnë në kartën e tyre të identitetit ose në pasaportë. Ndërsa shtetasit e huaj mund të regjistrohen nëpërmjet Numrit të Identifikimit, me të cilin janë pajisur në momentin e marrjes së lejes së qëndrimit.

Pasi të jetë hapur portali www.e-albania.al duhet të ndiqen hapat e mëposhtëm:

a. Klikoni "Regjistrohu/Register":

b. Plotësoni të gjitha të dhënat e specifikuara në formularin e regjistrimit:



Kodi i përdoruesit (NID: Numri personal i identifikimit) / User Personal Identification Number (NID) : Është numri personal i identifikimit.

Data e skadimit të kartës së identitetit / Identification document expiry date: Vendosni datën e skadimit të kartës së identitetit në formatin datë.muaj.vit.

Fjalëkalimi / Password: Sigurohuni që fjalëkalimi të jetë 8 deri në 12 karaktere i gjatë dhe nuk duhet të fillojë ose mbarojë me hapësira.

E-mail: Në këtë adresë do të vijë linku i aktivizimit të llogarisë dhe të gjitha njoftimet që kanë te bëjnë me aplikimet tuaja.

Numri i celularit / Mobile phone number: Sigurohuni që të vendoset në formatin e duhur. Për numrat shqiptarë formati është '06xxxxxxxx' ndersa për numrat jashtë Shqipërisë, formati i saktë është '0044/0039/0032xxxxxxxx', në varësi të shtetit ku jetoni.

Të dhënat personale (Emri / Name, Mbiemri / Surname, Atësia / Father Name, Mëmësia / Mother Name, Datëlindja / Birthdate): Duhet të bëhet kujdes që të gjitha të dhënat të jenë të sakta dhe të përputhen më të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile.

* Kujdes me të dhënat që mund të kenë "ë", ose "ç".

Nëse edhe pas verifikimit të të dhënave tuaja në Gjendjen Civle do të keni vështirësi me regjistrimin kontaktoni me helpdesk në login@e-albania.al.

c. Plotësoni kodin katër shifror të dërguar me SMS në numrin tuaj të telefonit dhe klikoni në linkun e aktivizimit në adresën tuaj e-mail për aktivizimin e llogarisë tuaj.

Për më tepër ndihmë për proceduren e regjistimit në portalin unik qeveritar e-albania, ndiqni këtë video ilustruese: klikoni këtu

Për çdo qytetar shqiptar apo të huaj që zotëron apo administron një biznes, e-Albania ofron mundësinë e regjistrimit të biznesit.

Në rastin e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj të pajisur me leje qëndrimi, regjistrimi mund të kryhet nëpërmjet llogarive personale në portal. Pasi të jetë bërë regjistrimi si individ dhe identifikimi në portalin e-Albania, në faqen kryesore mund të kryhet regjistrimi i biznesit duke klikuar "Regjistro një biznes". Identifikimi në llogarinë e biznesit mund të bëhet nëpërmjet Numrit të Identifikimit të biznesit dhe Fjalëkalimit.

*Kujdes, për të regjistruar biznesin duhet patjetër të jeni loguar në portalin e-Albania me llogarinë e personit i cili është administrator i biznesit.



Në rastin e qytetarëve të huaj të cilët nuk janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri, regjistrimi i biznesit mund të kryhet nëpërmjet opsionit "Register your business as a foreign citizen", që shfaqet në faqen kryesore.


Si dhe duhet të plotësohen fushat e specifikuara në formularin e regjistrimit:


Për më tepër ndihmë për procedurën e regjistrimit të biznesit në portalin unik qeveritar e-Albania, ndiqni këtë video ilustruese: klikoni këtu

E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin