EN | AL
Portali qeveritar e-Albania mund të aksesohet kudo nga një kompjuter, tablet apo aparat celular dhe mund të përdoret për marrjen e shërbimeve elektronike nga kushdo që ka një numër identifikimi shqiptar.
Kujdes, nëse fjalëkalimi vendoset tre herë gabim, llogaria do të bllokohet për tre ore. Për të bërë zhbllokimin e llogarisë kontaktoni në login@e-albania.al. Nëse nuk e mbani mend fjalëkalimin, për të vendosur një fjalëkalim të ri, klikoni "Harruat fjalëkalimin?". Ndiqni udhëzimet dhe përgjigjuni "Pyetjes së sigurise" që e keni zgjedhur kur keni bërë regjistrimin në portal. Nëse nuk e mbani mend "Pyetjen e sigurise" apo vazhdoni të keni probleme me aksesimin e portalit kontaktoni në login@e-albania.al që t'ju bëjmë të mundur gjenerimin e një fjalëkalimi të ri.
Portali mund të aksesohet nga çdo browser, por më tepër rekomandohen Mozilla Firefox dhe Google Chrome. Dokumentat e ngarkuara për marrjen e një shërbimi elektronik duhet të jenë në format PDF dhe jo më të mëdha se 5MB.
Qëllimi thelbësor i skuadrës së zhvillimit të portalit qeveritar e-Albania është aksesimi dhe përdorimi sa më i lehtë e i shpejtë i të gjitha shërbimeve elektronike nga qytetarët. Nderkohë që portali qeveritar e-Albania përmirësohet nga dita në ditë dhe do të pasurohet në vazhdim me shërbime të reja, për çdo pyetje apo paqartësi kontaktoni në login@e-albania.al.