LinkButton

Vula elektronike

Ndryshimet ligjore dhe nënligjore përkatëse të miratuara përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 495, datë 13.09.2017, "Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike", hapën rrugën e legjitimimit të vulës elektronike, duke i dhënë vlefshmëri ligjore dokumenteve administrative të gjeneruara përmes portalit e-Albania. Aktualisht, në portalin e-Albania ofrohen 33 dokumente me vulë elektronike, të cilat mund ti gjeni në seksionin "Dokumente me vulë elektronike".

Në bazë të vendimit të sipërpërmendur, dërgimi dhe pranimi i të dhënave kryhen në përputhje të plotë me legjislacionin që rregullon identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara, ndërsa vulosja e dokumenteve administrative elektronike, të gjeneruara nga transmetimi elektronik, garanton autenticitetin e dokumentit në formatin elektronik. Aplikimi dhe përfitimi i dokumenteve që përmbajnë vulën elektronike kryhet përmes identifikimit elektronik, në portalin e-Albania.

Dokumenti i gjeneruar është i pajisur me vulë elektronike, e cila i bashkëlidhet dokumentit menjëherë pas gjenerimit të tij, në formatin PDF, përpara se të mundësohet përfitimi i tij nga aplikuesi. Vula elektronike i përket vetëm institucionit lëshues të dokumentit dhe aksesin mbi të e ka vetëm ky institucion.

Në terma më praktikë, tashmë procedurat janë më të thjeshta dhe veprimet e kryera online përmes një kompjuteri, tableti apo smartphone, gjithnjë duke përdorur portalin qeveritar e-Albania, mundësojnë shkarkimin në kohë reale dokumentin me vlerë ligjore dhe printimin e tij përmes një printeri e një letre të zakonshme.

Dokumenti administrativ elektronik, i përftuar si më sipër dhe i printuar përmban të dhënat e vulës elektronike të konvertuara vizualisht sipas formatit të mëposhtëm:

Paraqitja grafike e vulës fizike të institucionit / (nëse është e aplikueshme) Emri i institucionit lëshues
Data dhe ora e vulosjes - sipas vulës kohore - timestamp
Vlerën në hexadecimal / enkodim në string alfanumerik të hash të dokumentit apo vulës elektronike, të shfaqur në format të lexueshëm text apo në kod 1- apo dydimensional.
Shënim: Ky dokument është gjeneruar dhe vulosur me anë të një procedure automatike nga një sistem elektronik (emri i institucionit përkatës).

Për qëllime të vërtetimit të vlefshmërisë së dokumentit me vulë elektronike të printuar në letër mjafton skanimi i QR code që të gjeneron adresën elektronike në të cilën dokumenti administrativ elektronik aksesohet përgjatë kohëzgjatjes së ciklit jetësor të tij, URL sipas specifikimeve të RFC 3986.

E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin